Dritan Hila: Pse nuk flet njeri që Prek Cali mori pjesë në vrasjen e 36 partizanëve?

Analisti dhe drejtuesi i emisionit “Arena” Dritan Hila është përfshirë në debatin e prishjes së kullës së Prek Calit.
Hila në statusin e tij në facebook, shkruan për anën e errët të Calit dhe kujton që ai mori pjesë në vrasjen e 36 partizanëve dhe për këtë nuk flet askush.

Ne 15 Janar te vitit 1945 Batalioni i Pare i Brigades se I-re sulmuese po shkonte te vendoste autoritetin dhe kontrollin e Qeverise se Tiranes ne zonen e Vermoshit.

Ne uren e Tamares, Prek Cali dhe ndjekesit e tij iu zene prite, duke vrare 36 partizane te ketij batalioni bashke me komandantin e tij Heroin e Popullit, Fejzi Micoli.

Ishte humbja me e madhe ne nje beteje te vetme e ketij formacioni partizan ne gjithe historikun e saj.

Pas kesaj, Brigada e I-re beri krahemarrjen duke rrethuar agresoret dhe kapur rob Prek Calin, i cili u pushkatua.

Keshtu pra, qe ta shkruajme historine tamam, perpara se komunistet te vrisnin nje antikomunist, ky antikomunisti i kishte vrare ca komuniste te cilet deri ne ate moment nuk i kishin bere keq”,-shkruan Hila./I.M-Dritare.net

4 Comments

  1. Dritan, seriozisht e ke qe shkruan keshtu?Themi qe Shqiperia u çlirua me 28 ose me 29 nentor 1944. pse. Duket ti shkonte Brigada e pare ne Vermosh apo per te Cliruar Vermoshin nga vermoshasit. Nuk ishin zhvilluar zgjedhjet per nje qeveri te ligjshme. Ato siç e di edhe ti u zhvilluan me 2 dhjetor 1945. Shkuarja ne Vermosh ishte thjeshte per lufte klasash ishte shkuarja me dhune si çdo pushtues tjeter. Askush ne Vermosh nuk kishte kerkuar ndihme deri ne ne zgjedhje ata kishin te drejte te kishin organet lokale te pushetit. Veprimi i Brigades se pare per te nenshtruar Vermoshin ishte tersisht veprim i paligjshem dhe nese do te veprohej drejt Kuvendi pluralist duhet t’u hiqte titullin e deshmori dhe mund e cilesoheshin thjeshte viktima ndersa urdheruesit duhet te denosheshin per genocid.

  2. Prek Cali se bashku me disa nga cubat e vete ishte futur ne nje guve dhe nuk pranonte te dilte i gjalle prej andej. Partizanet, mbas disa thirrjeve qe i drejtuan, i derguan popin e atij fshati, ku ndodhej guva. Vetem mbas thirrjes se popit Preka pranoi te dilte, por vuri tre kushte: 1. Te mos e vrisnin ne çastin qe do te delte. 2. Te mos rrihej gjate rruges deri ne burgun e Shkodrss. 3. T’i lejohej arma me krah deri ne qeline ku do te mbyllej. Ia pranuan kushtet. Dhe Preke Cali u shoqerua per ne qytetin e Shkodres pa e cenuar. Dhe ai e mbajti armen ne krah. Ne gjyqin qe u organizua, Preke Cali doli ashtu si- ishte: nje kriminel qe i kishte lyer duart me gjak partizanesh deri ne berryl!Vrau ne prite nje kompani partizanesh te Ura e Tamaress!!!Dhe mori ate qe meritonte: u pushkatua. Preke Cali, kush e ka pare nje dokumentar fashist, eshte nder te paret malsor qe shkon si fashist ne Rome!!! Te vjen keq, qe ky malsor me shume merita kohe me pare, e prishi pikerisht gjate LANÇ.

    • “komunista fare e keqe” keto fjale qe i keni vu ne goj Qazim Mulletit te komedia “Prefekti” ju pershtaten teresisht. ne kete pike te historis vetem asgjesimi fizik ju ben te nderroni mendje.
      rrofte shqiperia pa komunista!

  3. O zagar i komunizmit, i gjithe Vermoshi u ngrit ne kembe kunder bishes komuniste dhe ne ate lufte jane vra nga gjakataret e tu kriminel me mehmet shehut tend ne krye, jane vra 135 malsor shqiptar e pastaj ne ate lufte gjakatare jane vra 36 hajdut e plackites kriminel gjakatar te mehmet shehut.
    Mehmet shehu ka fillu me i vra Kelmendasit gjate gjithe rruges per ne Vermosh.
    Sulmin kunder Malsise se Madhe e ndermoren brigadat rraciste te enverit dhe titos pasi arrestuan 5 Mije patriot Kosovar dhe ja dorzuan ushtrise se Titos ne Malin e Taraboshit, dhe i cuan me dhune ne Tivar ku ushtria e titos i vrau te gjithe me kazma e cekic kokes per me kursye fishekt.
    E kur malsoret e veriut dhe Shkodra e mbare Kleri e denoncoj ate tradhti te zeze ndaj popullit te Kosoves, enevr hoxha e mehmet sheu vendosen me i vra kreret e veriut me lufte te pergjakshme sic bane ne Vermosh e Dukagjin dhe ne Mirdite…
    Ti flet per 36 kriminel te mehmet sheut por nuk thua asnje fjale pet 130 burra e gra e djem te ri te Malsise se madhe qe i vrau banda kriminale e mehmet shehut.
    Ti nuk ke si flet sepse je klysh i enverit dhe i titos e stalinit.

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*