Ҫfarë do të ndodhë me ligjin për importin e mbetjeve?

Me datën 22 shtator 2016 është votuar në kuvendin e Shqipërisë ligji për importin e mbetjeve, ligj ky që u kthye nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani me datën 14 tetor 2016, sepse sipas institucionit të Presidentit ky ligj binte ndesh me nenin 59 të kushtetutës.
Gjatë kohës që ligji diskutohej në kuvend, shoqëria civile ka zhvilluar disa protesta për të ndaluar miratimin e këtij ligji që sipas tyre dëmtonte rëndë vendin tonë.
Viti 2017 korespodonte me vitin kur do të mbaheshin zgjedhjet, dhe ligji për importin e mbetjeve i kthyer nga Presidenti nuk u diskutua më në kuvend.
Nga ana tjetër legjislatura e re e dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, pritet që ta diskutojë përsëri në javët në vijim këtë ligj.
Ende nuk dihet nëse ligji do të miratohet me ndryshimet e kërkuara, apo do të votohet versioni që është votuar me 22 shtator të vitit të kaluar. Ajo që dihet është se nëse ligji miratohet përsëri pa ndryshime shoqëria civile përsëri do të nis një valë të re protestash./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*