Ҫiljeta flet për herë të parë për Alban Hoxhën

Këngëtarja Ҫiljeta dhe Alban Hoxha janë komentuar shumë në media për lidhjen dhe ndarjen e tyre, por asnjëherë nuk u komentua nga asnjëri as lidhja dhe as ndarja.
Në një intervistë dhënë për “Prive” Ҫiljeta ka folur për të parën herë për jetën e saj private dhe për unazën që mban në gisht.
“Jeta ime private si në familje, ashtu në dashuri, vazhdon të jetë shumë e lumtur. Jam shumë e gëzuar dhe shumë e përmbushur në jetën time”,-është shprehur Çiljeta.
“S’ka lidhje, kjo është një unazë që poshtë shkruan, “Fernando”,-tregoi këngëtarja. Ndërsa sa i përket këngës së fundit “Pa ty jetoj” që u mendua se ishte një dedikim për Alban Hoxhën, Çiljeta shkurt dhe saktë përgjigjet kështu. “Nuk jam natyrë që jetës sime personale t’i kushtoj këngë”,-përfundoi ajo./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*