Aksident në Fier, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme  në Fier.
Mësohet se shtetasi G.Z ka humbur kontrollin e mjetit tip “Benz” me targa AA 370 NI, dhe është përplasur me një pemë  ku ka marrë plagë të rënda.

“Në datën 17.09.2017, rrrth orës 16:35, në aksin rrugor Fier-Berat, ne vendin e quajtur “Strum”, shtetasi G.Z, 27 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA 370 NI, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashte rruge duke goditur një pemë (plep).

Shtetasi G.Z ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.”,-njofton olicia./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*