Lojëra të madha lufte. Amerika dhe Rusia tregojnë fuqitë ushtarake

Tanke amerikane kanë mbërritur në Poloni, në të njëjtën kohë që Rusia filloi stërvitje ushtarake në kufirin e saj perëndimor, në ato që kritikët i kanë quajtur “lojëra të mëdha lufte”.

Megjithëse tanket amerikane ndodhen atje për një shkëmbim më tepër se veprim, është hera e parë që mjete të tilla kanë mbërritur në Poloni drejtpërdrejt nga deti.

Tanket u dërguan pasi ish armiku i Luftës së Ftohtë i Amerikës filloi stërvitjet ushtarake njëditore, të quajtur Zapad 2017. Ato janë ushtrime të përbashkëta me aleatin e saj dhe ish republikën e Bashkimit Sovjetik, Bjellorusinë.

Ushtarët dhe pajisjet nga Skuadra e Dytë e Bashkuar e Brigadave të Armatosura, Divizioni i parë i Këmbësorisë nga Fort Riley, Kansas, po zëvendësojnë Ekipin e tretë të Armatosur të Brigadës, Divizionin e katërt të këmbësorisë që ka qenë në Evropë për nëntë muaj.

Zëvendësimi është pjesë e asaj që ushtria amerikane e quan një rotacion të vazhdueshëm për të mbajtur një brigadë të blinduar amerikane në Evropë.

Dërgesa njoftohet se përfshin 87 tanke M1 Abrams, 103 automjete Luftimi Bradley dhe pajisje të tjera, sipas Komandës Evropiane të SHBA (EUCOM). / Bota.al

 

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*