25 vjeçarja kërkon lidhje me një femër: Nuk dua më kastraveca, dua domate fshati

Një telefonatë e pazakontë ka mbërritur sot në “Aldo Morning Show” nga një 25 – vjeçare, e cila ka kërkuar të njihet me një tjetër vajzë.

Elona, e cila ishte transferuar nga Berati në Tiranë, tha se ka patur disa të dashur, por ka kuptuar se diçka nuk shkon me të dhe kërkon një vajzë që të jetë nga fshati, pasi e frymëzojnë më shumë.

“Jam Elona nga Berati, por tani kam ardhur të jetoj në Tiranë që të kaloj pjesën tjetër të jetës. Unë jam 25 vjeç dhe kërkoj një lidhje me një femër tjetër. Jam shumë e bindur për këtë duke qenë se kam patur lidhje me disa meshkuj. Mendoj se duhet të ndryshoj prefiksin pasi kam kuptuar se ka diçka që nuk shkon”.

“Dua që të jetë nga fshati, të vjelë rrush ose të mjelë lopë se më inspiron shumë. Nuk i dua më kastravecat, dua domate ose pomodorini, po edhe nga ata domatet e pjekura s’ka gjë. Kush është e interesuar të më marrë. Unë kam hequr dorë nga meshkujt dhe po kërkoj një femër, mund të jetë edhe një mashkull që është kthyer në femër, s’ka gjë”, tha 25-vjeçarja.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*