Si të bleni rroba me një buxhet të vogël

Pas përfundimit të muajit të modës, të gjithë ne, tani jemi gati për një ndryshim të stilit tonë të veshjes. Nuk është e çuditshme që: një studim i kohëve të fundit rezultoi, se 79 për qind të grave bëjnë “shopping”, sepse kjo i bën ata të ndihen më mirë. Por, para se të filloni me blerjet, lexoni strategjinë e mëposhtme se si të kurseni më shumë para.

  1. Kurseni për veshjen e duhur

Ju keni parë disa dizajne të mrekullueshme të firmave të njohura, gjatë shfaqjeve të modeleve në pistë. Moda e shpejtë është joshëse, sepse diçka e re është tërheqëse dhe kush dëshiron të presë? Por, ka raste të shpeshta, që veshja nuk përshtatet mirë në trupin tonë, ose të na bëjë të ndihemi rehat, ashtu siç duhet të përshtatet produkti origjinal. Kështu që, mos u ngutni, por kurseni për të blerë rroba, të cilat do t’i shkojnë trupit tuaj, duhet të jenë të buta dhe të përshtatshme për ju, qofshin këto: pantallona, këmisha apo triko.

  1. Krijo një buxhet

Ndal, mos u largo! Ky është një lajm i mirë. Fjala “buxhet” është njollosur shumë sot, por qëllimi i buxhetit është që të krijojë mundësi ​​për të bërë gjëra zbavitëse. Pasi ju mbuloni shpenzimet kryesore (qiraja, faturat, siguracionet), do ju mbesin rezerva për t’i shpenzuar pastaj për vete. Konsiderojeni si diçka pozitive për veten tuaj dhe shfrytëzojeni sa më mirë që të jetë e mundur.

  1. “Shfrytëzo” mikun në udhëtim

Të ka pëlqyer veshja indiane e Selena Gomez, të cilën e ke parë në Instagram dhe ke shumë dëshirë ta blesh? Por, njëkohësisht, sheh se mikesha juaj më e mirë është me muaj mjalti në Bali, atëherë ju duhet t’i thoni menjëherë asaj. Sepse, një veshje e tillë nga India është shumë më e lirë, sesa në dyqanet e U.S. Kështu që, kontaktoni mikeshën tuaj dhe do kurseni para për veshjen, që ju ka pëlqyer aq shumë.

  1. Bëj vend në dollapin tënd

Ashtu si në jetë, edhe në modë, nganjëherë është e nevojshme t’i thuhet lamtumirë diçkaje, që na pëlqen vërtet shumë, për të krijuar vend për diçka të re. Për çdo gjë të re që vjen, diçka e vjetër duhet të shkojë. Dhe, meqë studimet kanë rezultuar se ne veshim vetëm 20% të asaj që kemi, atëherë kjo nuk duhet të jetë shumë e vështirë. Shisni atë çfarë keni, në faqe të tilla, si: Tradesy (ata marrin komision, por paguajnë për transportin), ose mund t’i ndërroni ato rroba me dikë tjetër.

  1. Shihni dhe vendosni

Duhet të jesh strategjike në atë që ke vendosur të blesh. Krijo një listë për atë që të pëlqen (një gjë, jo pesë), që të të kujtojë se për cfarë ke ardhur në dyqan. Merr para aq sa mendon se duhet të shpenzosh, kështu që, nuk do dalësh nga buxheti, që ia ke vendosur vetes. Po ashtu, ftoni një mik të vijë me ju, për suport moral; dikë që do ju kritikojë për ndonjë gjë, që nuk e keni të nevojshme dhe do ju ndihmojë të bëni zgjedhjet e duhura./Përshtati: Donatela Guri/Dritare.net

 

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*