Foto/ Vajza habit vizitorët në Paris, zhvishet nudo para pikturës së Mona Lizës

Një artiste femër ka habitur vizitorët në muzeun e Luvrit në Paris. Vajza e re ka ekspozuar organet gjenitale para vizitorëve. Deborah de Robertis hapi këmbët e saj të zhveshura para Mona Lizës, kryeveprës së Leonardo da Vinçit. Ndërsa, rojet e sigurisë u përpoqën ta largonin, ajo rezistoi deri në fund, duke përcjellë mesazhin, që sipas ishte, jo të shfaqte gjenitalet, por të kopjonte një fotografi nga Valie Export, një artist austriak.

Ajo tha: “Mesazhi im është që të pyesni për vendin e artisteve gra në historinë e artit. Kjo është arsyeja, pse është e nevojshme të bëj shfaqjet e mia në muze”.

Kjo nuk është hera e parë, që artistja ekspozon trupin e saj. Ajo u arrestua në janar, pasi u zhvesh dhe mori pozicionin e prostitutës Olympia, përballë pikturës së Eduoard Manet, në Musee d’Orsay. Vetë piktura ka shkaktuar polemika në të kaluarën. Shfaqja e një gruaje të zhveshur, që vështron drejtpërdrejt shikuesit, krijoi trazira, kur u shfaq për herë të parë në vitin 1865.

Rojet e sigurisë mbyllën dhomën dhe i kërkuan vajzës që të vishej, por pasi refuzoi, ata thirrën policinë dhe e arrestuan për ekspozim të pahijshëm.

Deborah de Robertis do të dalë në gjyq, më 18 tetor me akuzën për ekspozim seksual dhe sulm./L.P./Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*