Princesha suedeze mahnit me veshjet e saj

Nëse themi, që Princesha Madeleine nuk vishet dy herë njësoj, kjo është e vërtetë! E veçanta është, se princesha, e cila prononcoi së fundmi se është shtatëzënë për herë të tretë, është e njohur si vajza më e vogël e Mbretit Karl XVI Gustaf dhe Mbretëreshës Silvia. Madeleine ka rënë në sy për stilin e saj shumë të veçantë të veshjes.

Vëmendja e saj më e madhe përqëndrohet te çantat, dhe me kujdes ka përzgjedhur firmat më të njohura: Givenchy, Bottega Veneta dhe Chloé. Ajo është martuar me një financier anglez, Christopher O’Neill, në një ceromoni madhështore, e veshur me një vello 4 metra të gjatë.

Madeleina karakterizohet për stilin e saj plot klas dhe qëndrimin e saj të thjeshtë me njerëzit. Shihni më poshtë, disa nga veshjet, të cilat do i dëshironit patjetër dhe ju në garderobën tuaj./D.G-Dritare.net

 

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*