17 sekrete, që duhet t’i dijë çdo grua!

Çdo grua e di sa e vështirë është që të jesh gjithnjë në formë, dhe sa kohë e përpjekje duhet bërë për ta arritur këtë. Më poshtë, do lexoni ca këshilla të vlefshme, që do ju “shpëtojnë jetën”, e do ju bëjnë të dukeni si artiste filmash.

  1. Remeli i syve fsheh rrënjët e flokëve në rritje

Femrat, që lyejnë flokët me ngjyrë të errët, e dinë shumë mirë se sa vështirë mbulohen rrënjët, kur fillojnë të rriten. Kjo mund të zgjidhet duke aplikuar maskarën e syve te rrënjët e flokëve.

  1. Kaçurrelat mund të bëhen edhe pa mashë

   

 

Për të bërë flokë me onde ose kaçurrela shumë natyrale, nuk është nevoja të keni mjetet e nevojshme, siç kemi mashën. Nëse keni flokë të hollë e të thatë përdridhini dhe më pas i ngrohni me një tharëse flokësh. Nëse keni flokë të trashë, atëherë do ju duhet të bëni më shumë tuba flokësh të përdredhura, sepse ndryshe vështirë se ju bëhen kaçurrela.

  1. Edhe lapsi shërben për t’i bërë flokët kaçurrela

FULL VIDEO IS UP ON MY YOUTUBE CHANNEL 💖😀. The link is in the bio ⬆️. Please check it out 🙌🏻. Thank you all so so so so much ❤️. —————————————————- I love creating tight wavy curls with a wooden pencil! If any of you get bored from doing your homework, take your pencil & a hair straightener & try this out lol. *make sure to use a wooden pencil, no mechinal or plastic ones (it'll melt & that won't be good lol 😅💖). #beautyhacks 🤓😀✏️ Thank you guys so much for the positive feedback! You guys are the best 💖🤗😀. —————————————————– Glasses- @sunglassspot —————————————————– 🎼- "this is what you came for" @badgalriri #badgalriri @calvinharris

A post shared by T A N I ✨ G A R C H A (@tani_garcha) on

Nëse nuk keni mashë për kaçurrela, prapë mos u shqetësoni, rrotulloni flokët me një laps dhe ngrohni çdo pjesë të rrotulluar me piastër të nxehtë. Për më tepër shihni videon e mësipërme.

4. Një letër e hollë në krehër nuk lejon që flokët tuaj të elektrizohen

Nëse bashkëngjitni një letër të hollë tek furça juaj e flokëve, ashtu si në foto, ajo do të ndalojë grumbullimin e flokëve brenda krehërit. Gjithashtu, ajo ndihmon për të mos i elektrizuar flokët pas krehjes.

5. Niseshtja zhduk yndyrën nga flokët

Shumë femra kanë probleme me flokët e tyre, sepse u bëhen me yndyrë shumë shpesh. Pak e dinë, se është e lehtë për ta zgjidhur këtë problem: flokët tuaj do t’i ‘mbijetojnë’ më gjatë yndyrës, nëse aplikoni niseshte tek rrënjët.

  1. Furça e dhëmbëve shton volumin e flokëve

Ju mund të shtoni vëllimin e flokëve tuaj pa ndonjë shampo të veçantë ose me krehje nga parukierët. Krihni shtresat e flokëve me një furçë dhëmbësh, nga pjesa e fundme gjer te rrënjët. Ndryshimi do të jetë i dukshëm!

  1. Vaji i lavandës ju jep shumë volum qërpikëve

Nëse shtoni dy pika vaj livande në maskarë, ajo do ju ndihmojë t’ii ndani qërpikët, kur t’i lyeni dhe ato do të duken më të gjatë. Duhet përmendur fakti, se vaji i lavandës shërben për rritjen e qimeve, kështu që do e vini re ndryshimin menjëherë disa ditë më pas.

  1. Shiriti skocez ju ndihmon për të lyer sytë

Përdorni shiritat e tillë, si në foton e mësipërme, për të lyer sytë shumë shpejt dhe për t’u dhënë formë të veçantë. Për ta bërë shiritin më të butë për lëkurën, vendoseni njëherë në dorë, pastaj në fytyrë, sepse do jetë më e lehtë për ta hequr pasi ta keni përfunduar make up-in.

  1. Një kruajtëse veshësh shpërndan dhe reflekton më bukur tonin e syve

Për ta rregulluar sa më shpejt make up-in, e për ta reflektuar sa më bukur në sy, atëherë përdorni një kruajtëse veshësh duke e lyer me ngjyrën që doni dhe e shpërndani ashtu si në foto.

  1. Mund t’i ndryshoni formën furçës kozmetike

Për të vendosur make up çdo ditë, nuk është e nevojshme të bleni të gjitha llojet e furçave. Kjo furçë, si në foto, mund të bëhet e gjerë në qoftë se ju fusni një kapëse në të, dhe e ngushtë, nesë fijet e furçës i lidhni me kapësen.

  1. Hiqni buzëkuqin nga dhëmbët

Buzëkuqi në pjesën e brendshme të buzëve tuaja shpesh njollos dhëmbët dhe prish buzëqeshjen tënde. Hiqni buzëkuqin e tepërt duke futur gishtin, lapsin apo edhe një lugë në gojën tuaj dhe duke e nxjerrë jashtë përmes buzëve të mbyllura. Buzëkuqi i tepërt, do të mbetet në të.

  1. Aspirina ju shpëton nga njollat ​​e kuqe.

Një pastrim me aspirinë do ta bëjë lëkurën tuaj të butë dhe do të ndihmojë në eliminimin e njollave të kuqe. Merrni disa tableta, i lagni ato në një sasi të vogël uji, aplikojeni masën në fytyrë dhe lajeni fytyrën pas pesë minutash.

  1. Një manikotë mund të rregullojë vathët

Mbërthecja e vathëve nuk është asnjëherë njësoj, sepse shtrembërohen. Për ta rregulluar, vendosni majën e mbërthecës në pjesën e brendshme të veshit me ndihmën e një manikote.

  1. Manikota shërben dhe për telin e reçipetave

Teli i reçipetave mund ta dëmtojë lëkurën tuaj dhe të shkaktojë dhimbje të tmerrshme. Për ta mbrojtur lëkurën, merrni një pjesë manikote dhe vendoseni në pjesën e shqyer, për të mos e lejuar metalin e mprehtë, që të dalë nga reçipetat.

  1. Antiseptikët zgjidhin problemet e djersës

Deodorantët jo gjithnjë e largojnë erën e djersës. Ka raste, që kemi erë të pakëndshme, për shkak të përhapjes së baktereve. Kjo mund të parandalohet duke përdorur disa antiseptikë në sqetull ose në mjedisin ku rrini.

  1. Llaku i flokëve parandalon rrëshqitjen e këmbëve

Zgjedhja e këpucëve perfekte është një detyrë pothuajse e pamundur: ka raste kur ato janë pak më të mëdha, e krijojnë një hapësirë te thembra. Për ta zgjidhur këtë problem, atëherë aplikoni pak llak flokësh te thembra e këmbëve dhe ajo nuk do e lejojë rrëshqitjen brenda këpucës.

  1. Përdorni kafe të freskët, të bluar për të pastruar lëkurën

Gjithkush e di tashmë se përdorimi i kafesë për zhdukjen e qelizave të vdekura të lëkurës është një ide shumë e mirë. Megjithatë, shumë vajza pastrohen me kafe të bluar, të përdorur më përpara. Në fakt, është më efektive të përdorësh kafe të freskët. Sepse, ajo është e pasur me kafeinë, që tërheq lëkurën dhe antioksidantët, që ndihmojnë për ta ushqyer atë. Në fund të fundit, kafja e freskët lë një aromë të këndshme në lëkurën tuaj pasi ta lani atë./Përshtati: Donatela Guri-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*