Foto/ Një dokumentar për klubin e seksit, ku janë pjesë të famshmit e Hollywood

Një dokumentar i ri provokativ, pritet të startojë në “Showtime”. Ky dokumentar do të na ofrojnë një vështrim më të detajuar prapa skenave të klubeve të seksit në Beverly Hills, të dëshirave dhe fantazive të njerëzve të pasur e të famshëm. Dokumentari me 8 seri i titulluar “Naked SNCTm”, që e pati premierën në mes të gushtit, ka shumë për të shfaqur nga bota e Hollywood.

Klubi u themelua 4 vjet më parë nga Lawner. 45 vjeçari është babai i dy fëmijëve dhe i divorcuar. Ideja e tij ishte që të balanconte karrierën e tij unike, si mjeshtër i cirkut erotik me “jetën normale”.

Themeluesi i SNCTM ka pretenduar se anëtarë të klubit të tij, janë edhe artistë, që kanë fituar ‘Grammy’. Sipas tij, një prej tyre ka qenë Gwyneth Paltrow me të dashurin e saj, prodhuesi Glee, Brad Falchuk.

Lawner thotë, se ai dhe stafi i tij janë ndaluar të angazhohen në aktivitete seksuale, por, sipas një artikulli të botuar në New York Post më parë këtë vit, ai pëlqen t’i shikojë ngjarjet./L.P./Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*