Në ishullin e seksit/ Kokainë, alkool falas dhe seks pa limit me prostituta

Një kompani pushimesh iu ofron klientëve të saj shansin për të marrë drogë nën shoqërinë e punotëreve të seksit, në një ishull privat seksi në Kolumbi. “Good Girls Company” ofron shansin e seksit në grup me vajza seksi, mes alkoolit pa fund.

Videoja gjysmë-pornografike për promovimin e udhëtimit tregon femra thuajse të zhveshura që kërcejnë me turistët në festa të ndezura nga droga e shampanja, të zhvilluara në një jaht luksoz dhe në ishullin idilik.

Reklama deklaron pa drojë se udhëtimi është “miqësor me drogën” dhe “përfshihet seks pa kufi”.
“Surprizat seksuale” promovohen me shfaqjen e një burri që hyn në dhomën e gjumit ku gjen katër femra nudo në shtrat. Një pamje tjetër, tregon një burrë tek ha ushqim nga trupi i një prostitute.

Prostitucioni është legal në Kolumbi, me kusht që të ushtrohet në zonat e caktuara për të. Kolumbia është e famshme në botë jo vetëm për trafikun e drogës, por edhe për atë të femrave.

Në faqen e kompanisë në internet thuhet se janë 60 vajza për 30 bujtës, pra dy vajza për secilin prej turistëve, ndërkohë që shkëmbimi i vajzave me bujtësit e tjerë është i lejuar.

Kostoja e këtyre pushimeve, nga 24 deri më 27 nëntor, është 5000 dollarë, pa përfshirë fluturimin nga vendbanimi në aerportin e Cartagenas, në Kolumbi, ndërkohë që aty përfshihet transferta nga aeroporti dhe udhëtimi me jaht deri në ishull, si dhe kthimi në fund të tri ditëve e katër netëve.

Kompania ofron edhe paketa të tjera pushimesh seksuale. Për 900 dollarë mund të kalosh 24 orë në një vilë private në shoqërinë e një vajze që e zgjedh vetë, përfshirë ushqimin dhe alkoolin. Për 300 dollarë ekstra, klientët mund të përdorin Spa, të luajnë golf, të bëjnë xhiro me kuaj si dhe të provojnë një treshe me një vajzë të dytë.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*