Teuta Hoxha kujton ditëlindjen e Enver Hoxhës me disa foto të rralla

Teuta Hoxha ka kujtuar ditëlindjen e Enver Hoxhës. Ajo ka publikuar disa foto të rralla familjare, ku shihet Enveri, me Nexhmije Hoxhën dhe nipërit dhe mbesat. Nusja e djalit të Enverit, Teuta Hoxha, ka publikuar edhe një urim për nipin, Rein, djalin e Ermalit nga martesa e parë, i cili ka lindur në të njëjtën datë me stërgjyshin e tij.

“Sot, familja jonë gëzon datëlindjen e Reit, që ka lindur më 16 Tetor, në një datë me stërgjyshin e tij Enver. Reit, nëna dhe gjyshi, që e duan fort, i japin shumë urime në këtë 17 vjetor!”
16 Tetor – Në kujtim të datëlindjes së Enver Hoxhës. Foto familjare që publikohet për herë të parë”, shkruan Teuta Hoxha në Facebook./L.P./Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*