Përcillet për në Theth, Robert Elsie, i veshur me kostumin e Shkodrës

Në një sallë të Bibliotekës Kombëtare, u bënë këtë të martë homazhet për Robert Elsie, albanologun e madh që la amanet të ikte nga kjo botë i veshur me kostumin e Shkodrës, atë kostum që veshi në fotot e Roland Tashos.
Dhe ishte Tasho që ia ҫoi kostumin në Hollandë. Pas homazheve, Elsie do të përshëndetet sonte me Shkodrën dhe nesër në Kishën e Thethit do të mbahet mesha për të.
Aty do të jetë ndalesa e fundit , në Alpe, në Thethin mes dy dashurive, që flasin një gjuhe, Shqipërisë dhe Kosovës.
Të qoftë i lehtë dheu i shqiptarëve, Robert Elsie! Ti na deshe pa kushte, pa poza, pa fjale. Na deshe me libra, na deshe edhe pas vdekjes. Të përcollën sot në një sallë të vogël me protokoll modest, po për ty nuk ka sallë pushteti aq të madhe, sa ҫ’do duhej. E vetmja është zemra e shqiptarëve që të njohën dhe qanë për ty, sot/r.xh / dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*