Dosja Habilaj/ Italia i dorëzon Shqipërisë 30 emrat që dolën nga përgjimet

Në dosjen me mbi 400 faqe që Prokuroria Italiane disponon me përgjimet për Habilajt, përmenden 30 emra, të përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikut të drogës të drejtuar nga Habilajt. Burimet nga prokuroria, i kanë thënë ABC News, se mes 30 emrave të evidentuar nga përgjimet e italianëve, janë drejtues dhe punonjës policie në Policinë e Fierit, drejtues të Delta Force dhe në policinë e Portit të Vlorës. Të gjithë emrat i janë bërë me dije edhe palës shqiptare nga kolegët e tyre italianë, të cilët i kanë nisur hetimet dhe përgjimet që prej vitit 2013.

Në dosjen 416 faqe të Prokurorisë së Catanias, përfshihen drejtues të Policisë së Vlorës që prej 2013-s. Sipas ABC News, policët e evidentuar kanë bashkëpunuar ose kanë favorizuar Habilajt në trafikun e drogës nga brigjet shqiptare drejt Italisë.Të njëjtat burime thonë se ditët në vijim priten arrestime të drejtuesve të policisë në atë qark dhe të punonjësve të policisë të implikuar. Mes përgjimeve të Moisi Habilajt ka dalë edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ky i fundit pranoi vet se është kushëri largët  me Habilajt dhe gabimi i vetëm që ka bërë është se u ka shitur makinën Audi A8 me targa AA 003 GB. Kjo makinë është evidentuar nga hetuesit italianë se është përdorur nga Habilajt për trafik droge në Itali.
Moisi Habilaj në bisedat e përgjuara me anëtarët e tjerë të trafikut, thotë se Tahiri i mbështet dhe se i detyrohet një shumë të konsiderueshme parash. Aty përfshihen edhe zyrtarë të lartë të policisë së shtetit, që sipas Habilajt arrijnë derisa i ndihmojnë trafikantët të ngarkojnë drogën.Në Itali u arrestuan 7 persona bashkë me Moisi Habilajn, ndërsa për 4 shqiptarë të tjerë janë lëshuar urdhër arreste./L.P.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*