Publikohet fotoja: Ylli Baka në drekë me vëllezërit Habilaj në Dhërmi

Në përgjimet ambientale që autoritetet kanë bërë në bordin e një makinë të drejtuar nga Maridian Sulaj dhe pasagjer shqiptarin tjetër Mariglen Alimucaj, për rastin “Habilaj”  përmendet edhe emri i Ylli Bakës si përdorues droge.

Tanimë është publikuar edhe fotoja e Ylli Bakës i cili ka drekuar me vëllezërit Habilaj.

“Maridian thotë se Moisiu e ka kërcënuar në rast se zbulohet që ai ka pirë (drogë). Menjëherë më pas, Geni pyet nëse dikush ka kartë për të bërë gati drogën. Të dy kërkojnë në kroskotin e makinës. Makina ndalon (të dy nisin të përgatisin lëndën narkotike)”, -shkruhet ndër të tjera në dosje./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*