Spiropali i kërkon llogari Manastirliut: Situata tek onkologjiku e rëndë, burokracia të vret

Komisioni i Shëndetësisë është detyruar të thërrasë në një dëgjesë publike Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për shkak të shifrave gjithnjë e në rritje të grave të prekura nga kanceri i gjirit në stad të avancuar.
Pas fjalës së Manastrirliut ka qenë Elisa Spiropali që ka rrëfyer eksperiencën e saj në korridoret e Onkologjikut, dhe i ka kërkuar llogari Ministres për situatën kaotike të krijuar atje ku burokracitë vrasin.

Ogerta Manastirliu: Shërbimi onkologjik mbulon 100% linjën e parë dhe linjën e dytë të trajtimit të sëmundjeve tumorale, sa i përket kancerit të gjirit.

Tritan Shehu: Mua më duket se jemi akoma shumë-shumë poshtë nga nevoja. Ç’bëhet me ata që nuk mbulohen dot. Jemi akoma në shifrat e 2013-ës në buxhet. Nuk ka shëndetësi falas kur nuk marr shërbim shëndetësor.

Ogerta Manastirliu: Pesë barna të reja vetëm për kancerin e gjirit, për sa i përket skemës së rimbursimit.

Halim Kosova: Lista e rimbursimit të barnave është hajdutllëku më i mastër në sistemin shëndetësor.

Elisa Spiropali: Ajo që sheh tek onkologjiku janë mjekë dhe infermierë shumë të dedikuar por një radhë të gjatë njerëzish, sidomos grash që presin aty dhe në kushte jo të mira fatkeqësisht. Kam hasur aty raste kur pacientët janë diagnostikuar në moment dhe më pas iu është dashur që nga aty mjeku i referon tek mjeku specialist dhe pastaj duhet të marrë një vërtetim dhe pastaj të vijë prapë etj. A ka një plan se si mund të thjeshtohen këto procedura që një pacient që diagnostikohet aty dhe bën skanerin të mund menjëherë të marrë mbështetjen pa u sorollatur në burokraci. Sepse shpesh burokracia është aq vrastare sa edhe sëmundja sepse rëndon psikologjikisht pacientin.

Ogerta Manastirliu: Kemi zgjeruar shërbimin e onkologjisë përmes 5 kabineteve të kimioterapisë në 5 spitale rajonale. Janë në specializim 21 mjekë onkolog në mënyrë që të zgjerojmë dhe hapim qendrat e reja./I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*