Zbulohet se kur do të vijë në jetë fëmija i tretë i Kate Middleton dhe princit William

Familja mbretërore pak muaj më parë njoftoi se dukesha Kate është shtatzënë.

Një lajm i tillë u prit shumë mirë nga britanikët, por meqenëse lajmi i publikua hershëm në shtatzëninë e Kate, të gjithë ishin në dyshime se kur do të vijë në jetë fëmija.

Pavarësisht gjinisë së fëmijës, Pallati i Kensingtonit ka njoftuar nëpërmjet një postimi të shkurtër në Twitter, se kur do të vijë në jetë anëtari i ri i familjes mbretërore.

“Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë të lumtur që të tregojnë se foshnja do vijë në jetë në prill të vitit 2018”, shkruhet në njoftim.

Thuhet se çifti është shumë i lumtur që një anëtar i ri do t’i shtohet familjes së tyre./dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*