Ҫollaku: Ja kur do ta falënderoj publikisht Bushatin!

I ftuar ne emisionin #DritaremeRudinën Kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka deklaruar se do ta falënderoj publikisht Ministrin e Jashtën Ditmir Bushatin, nëse ai arrin që ta ndryshojë marrëveshjen për detin që ka Shqipëria me Greqinë.
“Në rast se Bushati arrin që ta shtyjë, qoftë edhe dy pëllëmbë, kufirin detar me Greqinë, unë do ta falënderoj publikisht Ditmir Bushatin”,-tha Ҫollaku
Duke e konsideruar Bushatin ministrin më të paaftë të qeverisë, Ҫollaku tha se do ta falënderonte nëse ai arrin të shtyjë kufirin detar./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*