Kreshnik Çollaku: Pse e përshëndeta përgjigjen e Bushatit për presidentin grek

Kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në PD, Kreshnik Çollaku, i ftuar në #DritaremeRudinën,në Vizion Plus, ka thënë se përshëndet përgjigjen që ministri Bushati i dha presidentit grek, për li9gjin e pakicave.

“Unë e kam përshëndetur përgjigjen që Ditmir Bushati i ka dhënë presidentit grek, për minoritetin. Në ka një pikë, ku Shqipëria nuk mund të diktojë për Shqipërinë, janë minoritetet sepse kanë problemet e veta. Kjo për të treguar se nuk orientohemi nga partia dhe partishmëria. Çështja është të shkojmë te problemi “, tha Çollaku.

Kujtojmë se pas miratimit të ligjit të pakicave kombëtare në Kuvendin Shqiptar, pati një reagim të ashpër nga Greqia dhe presidenti grek e quajti këtë ligj, një amatorizëm ndërkombëtar. Ministri Bushati iu përgjigj, duke iu kujtuar se nuk janë model për Shqipërinë, lidhur me çështjen e minoriteteve./Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*