Myslym Pashaj: Marrëveshja detare me Greqinë nuk ka vlerë dhe nuk ekziston

I ftuar në #DritaremeRudinën, në Vizion Plus, Myslym Pashaj ka thënë se takimi i Kretës ishte i rëndësishëm për faktin se vendosi në tavolinë problemet mes dy vendeve. Sipas tij, marrëveshja detare nuk ka asnjë vlerë dhe nuk ekziston më.

“E rëndësishme është që problemet janë në tavolinë. Megjithë kompleksitetin dhe largësinë prej nga vijnë. Marrëveshja detare është 0. Nuk ekziston më. Ajo është një marrëveshje 0 sepse Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë. E rëndësishme është që të rrimë në diskutim. Tavolina diplomatike e parë, e ka humbur betejën. Nuk bëhet luftë me armë, por me harta. Negociatorët grekë nuk kishin asnjë faj për çështjet teknike. Kolegët shqiptarë që kanë negociuar, kanë fajin e saj dhe është përgjegjëse për atë që ndodhi”, tha Pashaj./Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*