Gjykata lë në burg kushëririn e gjyqtarit Shkëlqim Miri

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Kujtim Mirin, kushëririn e dytë të gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri, pasi dyshohet se ka qenë njëri prej sekserëve të marrëveshjes 30 mijë euroshe mes Shkëlqim Mirit dhe të kërkuarit Gentian Doda.
Seanca u zhvillua në Gjykatën për Krimet e Rënda, dhe i akuzuari Kujtim Miri ka preferuar që të heshtë në sallën e gjyqit./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*