Grabiti 3.2 milionë euro në Rinas, 25 vite burg Klement Çalës

Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot vendimin për Klement Çalën, për dënimin e tij me 25 vite burg. Ai eshte një nga të akuzuarit për grabitjen e 3.2 milionë Eurove në rrugën e Rinasit, ngjarje e ndodhur më 9 Shkurt.

28-vjeçari ka qenë i dënuar edhe në Greqi për grabitje si anëtar i bandës së Ilir Kupës.

Gjithashtu, Çala është ndër pjesëtarët e grupit të Ilir Kupës që u arratisën nga burgu i Trikallës në Greqi. Ai së bashku me Ilir Kupën dhe Admir Muratajn kaluan kufirin e gjelbër dhe u fshehën në Shqipëri. Mirëpo, Klement Çala është arrestuar më parë në Vlorë, por mbetet mister se si është liruar nga gjykata me gjithë akuzat e ngritura ndaj tij. /D.M-Dritare.net

 

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*