Ja ku do e shihni Adi Krastën, pasi la Top Channel!

Moderatori i njohur shqiptar, pas largimit nga Top Channel, nuk u prezantua me asnjë projekt të ri për publikun. Por ja ku vjen lajmi që Adi Krasta do të shfaqet në ekran, në drejtimin e festivalit të fundvitit në RTSH.

Mësohet se këtë vit festivali do të jetë ndryshe nga vitet e mëparshme, pasi shumë emra të vjetër të muzikës do të jenë pjesë e tij, të tillë si Elton Deda, Manjola Nallbani, Redon Makashi, Bojken Lako, David dhe Genc Tukiqi e sidomos grupi “Akullthyesit”, një nga më të pëlqyerit e viteve ’90.

Fituesi i këtij festivali do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovizion” dhe emri i tij do të shpallet nga 3 anëtarët e jurisë të cilët ende nuk janë zbuluar./d.r-dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*