Kërcënohet roja në pronën e biznesmenit libanez që u dhunua fizikisht

Një grup personash ende të paidentifikuar, kanë kërcënuar rojën e pronës së biznesmenit libanez, Fad Mitri në Gjirin e Lalëzit.
Personat në fjalë, po tentojnë të grabitin ose të përvetësojnë pronën e biznesmenit, i cili u dhunua barbarisht në vendin tonë, njofton lapsi.al
Biznesmeni është duke ndërtuar një resort turistik tek Gjiri i Lalëzit, por pas dhunimit të tij, ai u detyrua të ikte nga vendi ynë.
Dyshimet janë se pas saj fshihet mafia e tokave në bregdet, që donte t’i merrte tokën investitorit libanez./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*