Krimet e Rënda mbyllin hetimet për grupin e gjobëvënësve në Shkodër

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet për grupin e gjobënësve të tregtareve në Shkodër. Nën akuzë janë vënë 7 të pandehur, të cilët akuzohen se u vendosnin tregtarëve gjoba nga 1000 deri ne 3000 lekë për t’i ruajtur dyqanet në tregun e Shkodrës. Mes të arrestuarve është edhe Muhamet Lici, i konsideruar si kreu i grupit. Ndërkohë për dy të dyshuar u pushua akuza.

Operacioni i arrestimit të tyre u zhvillua më 4 mars të këtij viti ku përfunduan në pranga Muhamed Lici, Abedin Bajraktari, Denis Suktina, Gëzim Vajushi, Fatmir Vehbi Dibra, Besmir Domnori dhe G.S, ky i fundit minoren. Shkatërrimi i grupit erdhi pas 6 muajsh hetime.D.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*