Reagon ndaj Fiks Fare specialisti i naftës: Sa merr vesh roja im, nga media, merrni vesh ju nga nafta

Edmond Bejtaj është inxhinier nafte dhe aktualisht drejtues i shfrytëzimit te një fushe naftëmbajtëse. Nuk është i njohur ne publik sa vellai i tij mjeku Engjell Bejtaj, ish deputeti i PSD qe u bë dikur i famshëm pasi i tha ne parlament Berishës qe po prezantonte Ina Ramën si Silvia Konti se “Nëse Ina është Silvia, ti je Tano Karridi”.

Por Edmondi është i famshem ne rrethin e ngushte te specialisteve dhe personazh i botës së rrjeteve sociale. Ja si ka reaguar ai ne facebook per investigimin qe beri Fiks Fare, per puset e naftes:

Kërkesë e sinqertë per Fiks Fare!

Dikush duhet tu thotë gazetarëve investigativë te “Fiks fare”, se te bësh gazetarin investigativ eshte nje gjë serioze, te cilen nuk mund ta beje kushdo, e po ashtu nje emision investigativ duhet te jete nje emision serioz e jo nje program humoristik.
Po ashtu duhet t’u shpjegoje se nga puset e naftes del nafte bruto dhe jo gazoil për automjete.
Gjithashtu tu shpjegoje se nxjerrja e naftes nuk ngjan aspak me nxjerrjen e ujit, pavaresisht se edhe nafta, edhe uji, nxirren nga nëntoka. Pra, tu shpjegojë se problemi që TCh ka me Ramën, nuk mund të zgjidhet duke verifikuar me anë te gazetarëve të Fiks-it, a janë pajisur puset e naftës me sahate nga ata që u vihen puseve të ujit.
Pra, si perfundim, dikush le tu thote në emrin tim gazetareve të Fiks-it, se ata jane gazetare investigative, aq sa Jaupi që ruan zyrat e mia, eshte këshilltari im për mediat./dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*