Rrëfimi prekës i deputetes që humbi vëllanë dhe djalin në aksident

E ftuar në emisionin “Rudina” deputetja e Partisë Socialiste, Tatjana Pirro në një rrëfim prekës, ka treguar tragjeditë e jetës së saj me humbjen e djalit dhe vëllait dy vite më parë në një aksident tragjik.
Ajo ka rrëfyer edhe momentet e fundit me të birin i cili i kishte blerë shumë rroba, dhe i kishte thënë t’i provonte.

 


Rrëfimi i Tatjana Pirros:
Rudina faleminderit që më jepni kohë për të folur për këto gjëra. Në fakt Zoti më kompesoi, kam patur dy siklete në jetën time, themeloi atë vend që quhet Blerimi, dhe djali që më mori për dore dhe më tha hajde ta bëjmë edhe këtë gjë. Ndaj dhe Zoti më dha atë lloj biznesi dhe më dha mundësinë të martoj vajza djem, çifte. Dhe unë sinqerisht Rudina gëzohem shumë kur martoj çiftet e reja. Ata më shohin nga lart.
Ishte nata e Vitit të Ri, isha duke bërë disa pako. Fola me fëmijët fola me vëllain dhe me burrin. Thashë prit se po vijnë, “po vonohen” tha. Më vjen mesazhi i çuditshëm, që kishte ndodhur… Mbas gjithë asaj, analiza që bëj për mënyrën si më erdhi mua lajmi, Zoti që më mbajti ment e kokës. Ishte një fëmijë punëtor, që nuk u lodh kurrë. Ai bënte ndere gjithmonë dhe kudo që vente thoshte “ta mbaroj unë këtë punë”.
Për mua Toni është në çdo vend. E kam engjëll mbrojtës. Kështu ishte e shkruar. Nuk është motivi im që unë të vishem me të zeza dhe ta ndjej gjënë. Rutinë është. Do jetë një ditë që unë s’do jem më me këtë rrobë. Edhe djali im para se të ndodhte kjo gjë, djali më solli shumë rroba e më tha “mami unë të kam sjellë shumë rroba, do t’i provosh”./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*