Rrezikoi jetën për të promovuar Shqipërinë, Veliaj fton në zyrë dhe i bën dhuratë 18-vjeҫares

18-vjeçarja nga Tirana Blerta Leka. Do të përfaqësojë Shqipërinë në 26 nëntor në finalen e “Miss Universe“, që organizohet në Washington.
Në një intervistë të disa ditëve më parë, Blerta kishte deklaruar se ajo kishte rrezikuar jetën e saj në liqenin e Bovillës, për ta promovuar Shqipërinë, “Rrezikova jetën pasi më duhej të ngjitesha në malin 620 metra lartësi të Bovillës, për xhirimet e pamjeve që promovojnë Shqipërinë”,- deklaroi ajo në media.


Pas këtyre deklaratave të Blertës, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e ka ftuar atë në zyrë, duke vendosur ta vlerësojë edhe më shumë punën e saj.
Veliaj i bëri dhuratë një suvenir, pikërisht Kullën e Sahatit. Motivacioni për këtë dhuratë është “Promovimi që Miss Universe Albania 2017”, Miss Blerta Leka, i ka bërë zonës së Malit të Bovillës, për t’u prezantuar në “Miss Universe”./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*