Shi dhe vranësira, ja moti për nesër!

Vendi ynë është karakterizuar nga reshjet e shiut dhe vranësirat ditët e fundit, dhe një mot i tillë pritet të mbajë edhe nesër në vendin tonë.
Sipas meteoalb ditën e nesërme do të ketë reshje shiu në disa zona të vendit, vranësira dhe rënie të temperaturave.
E mërkurë: Vijon ndikimi i vranësirave e reshjeve në Veri dhe Jug por vranësira e reshje të përkohshme në pjesën tjetër të vendit. Pasditja mbetet me vranësira e reshje të shpeshta në Veri dhe Jug ndërsa me vranësira kalimtare e reshje të izoluara paraqitet pjesa më e madhe e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore të cilat do të luhaten në 4 – 18°C./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*