Shpallet në kërkim nënprefekti i qarkut Tiranë, ja kush është!

Fatos Kaja, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë (aktualisht, nënprefekt i qarkut Tiranë) eshte shpallur ne kerkim me vendim gjykate pas kerkeses se prokurorise ne vijim te hetimeve per mbi dokumentat në ZVRPP Kavajë, në bashkinë Rrogozhinë, si edhe praktikat administrative të ish-komunës Kryevidh, e cila mbulonte zonën e plazhit të Spillesë.

Në vijim të këtyre hetimeve, Prokuroria e Kavajës ka identifikuar zyrtarë dhe ish-zyrtarë, të cilët dyshohen si përgjegjës të drejtëpërdrejtë për fallsifikimin dhe shpërdorimin e detyrës në ndarjen e tokave.

“Aktualisht nuk janë zbatuar masat e sigurimit dhe janë shpallur në kërkim shtetasit: Seid Cikalleshi, Fatos Kaja dhe Enver Duqi”, thuhet ne njoftimin e Prokurorise./D.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*