Tronditet Real Madrid, Ronaldo kërkon largimin

Ditë aspak të mira duket se e presin Real Madridin, pasi ylli madrilen Kristiano Ronaldo ka kërkuar që të largohet nga kjo skuadër në fund të sezonit.


32-vjeçari refuzoi të nënshkruante kontratën e tij të re me Realin. Mediat spanjolle dhe ato portugeze raportojnë se Ronaldo është shfaqur i nervozuar duke i komunikuar presidentit Perez, vendimin për t’u larguar nga klubi mbretëror që në fund të këtij sezoni, praktikisht në 30 qershor.


Mediat spanjolle, kanë shkruar se një ndër arsyet e largimit të tij, mund të jetë se ai nuk ndihet më i vlerësuar në klub./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*