Burri i sjell 100 mijë euro, gruaja e refuzon: Nuk të marr as për paratë e gjithë botës

Vajza e ka ftuar Bukurien në studion e “E diela Shqiptare”, në rubrikën ‘Ka një mesazh për ty’. Ajo ka sjellë me vete  një zotëri të quajtur Kujtim.  Supozohej që ai në rininë e hershme, kur punonin bashkë kishte patur simpati për Bukurien, por gjërat rrodhën ndryshe dhe secili vazhdoi jetën e tij.

Tani që kishte mbetur i ve, zotëria që mbante një valixhe me 100 mijë euro në duar, kishte ardhur t’i propozojë Bukuries. Sapo pa Kujtimin, ajo refuzoi menjëherë që ta dëgjonte sepse nuk e njihte. Por, në momentin që u zbulua se bashkë me të ishin dhe paratë, duke qeshur gruaja pranoi t’i jepte një shans
“Kanë kaluar 40 vjet që kur punonim bashkë. Unë kalova një jetë të lumtur, por tani jam i ve. Ti po ashtu. Nëse ke dëshirë, bashkohemi bashkë,” propozoi ai.
E vendosur ajo refuzoi në mënyrë kategorike duke thënë se për gjithë paratë e botës nuk do ta bënte një gjë të tillë dhe se pasuria më e madhe ishin fëmijët e saj. Por, vajza e saj  tregoi se e gjitha ishte një shaka dhe se mesazhi i vërtetë ishte ai i falenderimit për gjithçka ka bërë për të dhe nipërit e saj./L.P.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*