Ke lëkurë të yndyrshme? Të tregoj çfarë të bësh në mbrëmje!

Nga Rona Nushi

Nëse keni lëkurë të yndyrshme dhe mendoni se kremi hidratues nuk është i nevojshëm për mirëmbajtjen e lëkurës suaj, atëherë është koha për ta kuptuar që ky është një koncept i gabuar.
Çdo lloj lëkure ka nevojë për kujdes të veçantë dhe të përshtatur sipas specifikave të saj. Edhe lëkura e yndyrshme ka nevojë për ushqyerje, rigjenerim, hidratim, ekuilibrim yndyre dhe këto sigurisht nuk mund t’i ofrojë vetëm yndyra natyrale e lëkurës.
Koha më e rëndësishme për trajtimin e lëkurës është ajo para gjumit, në mbrëmje. Duke qenë se lëkura vetrigjenerohet gjatë mbrëmjes, atëherë ne duhet ta shfrytëzojmë ketë moment duke e trajtuar lëkurën siç duhet, që të marrim më të mirën e saj në mëngjes. Por, si ngjan në realitet një rutinë mbrëmjeje për lëkurë të yndyrshme?

Hapi 1: Si fillim lajmë fytyrën me larësin Gel To Milk (vaj në formë xheli, i cili në kontakt me ujin kthehet në qumësht dhe nuk e lë lëkurën me yndyrë). Për ta ndihmuar larjen dhe për një efekt eksfoliues në të njëjtën kohë, përdorim dhe sfungjerin nga rrënja e konjakut me karbon bamboo-je (specifik për lëkurat e yndyrshme).

Hapi 2: Pas larjes dhe heqjes së makeup-it sipas procedurës më sipër, pastrojmë fytyrë me tonikun Witch Hazel, i cili gjithashtu ka veti ekuilibruese të yndyrës, ndihmon me poret (veti astringjente, i ngushton poret në lëkurë) dhe me pikat e zeza.

Hapi 3 dhe 4: Pas tonikut vjen aplikimi i serumit për zonën rreth syve dhe serumit rigjenerues e zbardhues të fytyrës. Serumet janë produktet më të përqendruara, që përthithen më thellë nga lëkura dhe japin efektet shumë më shpejtë. Por, nuk zëvendësojnë kremin hidratues.

Hapi 5: Dhe e fundi, aplikojmë kremin e natës Enzyme Peel, i cili ka veti antioksiduese (rigjeneron lëkurën nga dëmtimet nga dielli, pluhuri dhe radikalet e lira) si dhe veti të lehtë peeling i bërë nga enzimat e frutit të Papajas që ka në përbërje.

Dhe, me kaq mund të bëni një gjumë të ëmbël dhe zgjim plot dritë në fytyrën tuaj!/dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*