Shkatërrimi i grupit të prostitucionit në Shkodër, Xhafaj: U godit një nga tre grupet kriminale

Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj reagon lidhur me operacionin policor të koduar “Balerinat” gjatë të cilit u shkatërrua një grup kriminal që merrej me prostitucion.

“Tjetër ndëshkim në kuadrin e operacionit “Forca e Ligjit”: një nga 3 grupet kriminale të identifikuara në qarkun Shkodër. Përkushtim dhe profesionalizëm, sukses i merituar i policisë Shkodër dhe forcave operacionale. Bashkëpunim efikas me prokuroren e çështjes. Përgëzime te gjithëve!FLM!”, shkruan Xhafaj në Tëitter.

Gjatë ditës së djeshme u arrestua Rinard (Frederik) Tota (Tata) 50 vjeç, i cili akuzohet se ka krijuar një rrjet prostitucioni që funksiononte në Shkodër, ku ai kishte rolin e kreut të grupit.

Ai rezulton i martuar dhe baba i dy fëmijëve, ndërsa ka ndërruar disa herë emrat ku njihej edhe si Rinard edhe si Frederik, ndërsa mbiemrin nga Tota e kishte kthyer në Tata, me synim që t’i shpëtonte policisë, për shkak se rezultonte i përfshirë edhe në vepra të tjera penale.

Gjatë operacionit policorë krahas Totës u arrestua edhe Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush, Shkodër; S.M., 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni; A.M., 33 vjeçe, banuese në Shkodër; A.Ll., 33 vjeçe banuese në Burrel; A.N., 25 vjeçe, banuese në Lezhë; A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër./D.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*