Surprizon moti, ja kur do shkojnë temperaturat minus dhe do fillojnë reshjet e borës!

Orët në vazhdim të ditës së sotme do të sjellin shira të dobët në pjesën më të madhe të vendit. Priten gjithashtu edhe reshje dëbore në zonat malore.

Sipas Meteoalb, të të njëjtat kushte atmosferike vendi mbetet deri mëngjesin e së hënës kur do ketë përmirësim gradual të motit duke sjellë në territor gjatë pjesës së dytë të së hënës dhe ditët në vijim, mot kryesisht të kthjellët.

Temperaturat e ajrit janë ulur lehtë mëngjesin e sotëm por një rënie me 2 – 3°C kanë pësuar vlerat termike të mesditës, rënie që vijon mëngjesin dhe mesditën e së hënës kur ekstremumet termike pritet të luhaten nga -3°C në 15°C./D.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*