Buffon: Në fund të sezonit do tërhiqem, por kam një ëndërr të parealizuar

Ai është një nga portierët më të mirë në Botë në 20 vitet e fundit. Trofe pafund dhe një karrierë për tu admiruar por sot në moshën 39 vjeçare, Gianluggi Buffon deklaron se në fund të sezonit do të tërhiqet nga futbolli i luajtur. “Gardiani” i Juventusit duket se do varë dorezat në gozhdë dhe nuk do jetë më pjesë e futbollit aktiv.

“Them se me shumë mundësi në fund të sezonit do të tërhiqem. Jam i qetë dhe nuk kam frikë të tërhiqem. Para tërheqjes kam vetëm një ëndërr. Të fitoj Champions League me Juventusin dhe për këtë do bëj gjithçka. Ndeshja e fundit do jetë njësoj si ajo e para, plot entuziazëm dhe krenari. Vitet e fundit kanë qenë të suksesshme por nuk mund të harroj Botërorin 2006 dhe arritjen te Juventusi”./D.M-Dritare.net

 

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*