Shqiptari shpallet drejtori më i mirë sportiv në Itali

Shqiptari Igli Tare është shpallur nga “Tuttomercatoweb” drejtorin sportiv më të mirë të vitit në Itali.

Tare si drejtor i Lacios ka triumfuar në votim duke marrë 34,99% të votave kundrejt (13.7%) të vendit të dytë, Marko Xhianiti i Frozinones.

Në vendin e tretë është Davide Vanjati i Spal me (12.84%).
Igli Tare i kontaktuar nga ‘Tuttomercatoëeb’ është shprehur se suksesin ia dedikon trajnerit Simone Inzagi-t që e ka ndihmuar duke nxjerrë në pah potencialin e lojtarëve që ai ka afruar në skuadër.

“Pa të gjithë komponentët, është e pamundur të arrish një rezultat. Duhet t’i bëj komplimente stafit tim, pastaj me Simone Inzagin kemi fatin që jemi një grup i cili punon bashkë prej më shumë se 12 vitesh. Kemi luajtur bashkë, pastaj ai është rritur në sektorin e të rinjve dhe tani është në ekipin e parë. Ai përfaqëson vlerat e klubit, skuadra luan një futboll entuziazmues dhe meritat janë të gjitha të tijat”,-tha Tare./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*