Trajneri i Lazios lë jashtë skuadre Thomas Strakoshën për ndeshjen e radhës

Ky është padyshim viti i Thomas Strakoshës. Portieri shqiptar  është duke zhvilluar një sezon të mrekullueshëm te Lazio në Seria A ku është kthyer një titullar i padiskutueshëm.

Gardiani i kombëtares shqiptare ka blinduar portën e të kaltërve duke ulur në stol një emër të mardh si Fredericho Marketi.

Duke qenë se Thomas ka luajtur titullar në të gjitha ndeshjet e këtij sezoni, trajneri Simone Inzaghi ka vendosur që ta lërë pushim për ndeshjen e radhës, kundër Vitesses.

Strakosha nuk është grumbulluar fare nga trajneri i tij për këtë takim. Lazio do të luajë kundër Vitesses ditën e enjte, në sfidën e vlefshme për Europa League./D.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*