10 gjëra që njerëzit e suksesshëm nuk i bëjnë kurrë për së dyti

  1. Rikthehen tek ajo që nuk ka funksionuar.

Qoftë një punë, apo një marrëdhënie e thyer të cilës iu dha fund për një arsye të mirë, ne kurrë nuk duhet të kthehemi tek e njëjta gjë, dhe të presim rezultate të ndryshme, nëse rrethanat nuk kanë ndryshuar aspak.

  1. Të bëjnë një gjë e cila kërkon që ata të bëhen dikush që nuk janë.

Në çdo gjë që bëjmë, ne duhet të pyesim veten: “Pse jam duke bërë këtë? A jam i përshtatshëm për të? A më përshtatet mua? A është e qëndrueshme? “Nëse përgjigja është jo për secilën nga këto pyetje, është mirë të keni një arsye vërtetë të fortë, para se të vazhdoni.

  1. Mundohen të ndryshojnë një person tjetër.

Kur kuptoni se nuk mund të detyroni dikë që të bëjë diçka, ju jepni atij ose asaj lirinë dhe i lejoni të jetojnë pasojat. Duke vepruar kështu, ju gjeni gjithashtu edhe lirinë tuaj.

  1. Besojnë se mund të kënaqin të gjithë.

Pasi ju kuptoni se me të vërtetë është e pamundur që të kënaqni të gjithë, ju filloni të jetoni plot qëllim, duke u përpjekur për të kënaqur njerëzit e duhur.

  1. Zgjedhin rehatinë afat-shkurtër mbi përfitimin afatgjatë.

Pasi njerëzit e suksesshëm e kuptojnë se duan diçka që kërkon hapa të dhimbshëm të kufizuar prej kohës, ata nuk e kanë problem të bëjnë hapin e dhimbshëm, për shkak se ai u jep përfitime afatgjatë. Të jetuarit me këtë parim është një nga dallimet më themelore mes njerëzve të suksesshëm dhe atyre të pasuksesshëm, si personalisht, ashtu edhe profesionalisht.

  1. T’i besojnë dikujt apo diçkaje, që duket e përsosur.

Është e natyrshme për ne që të tërhiqemi prej gjërave dhe njerëzve që paraqiten “të pabesueshëm”. Ne dashurojmë përsosmërinë dhe duhet gjithmonë ta kërkojmë atë. Ne duhet të ndjekim njerëz që janë shumë të mirë në atë që bëjnë, të punësuar që punojnë shumë, njerëz të veçantë, miq të cilët kanë karakter yjor, dhe kompani që shkëlqejnë. Por kur dikush apo diçka duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, ai, ose ajo është. Bota është jo e përsosur. Pikë. Askush dhe asnjë gjë nuk është pa krisje.

  1. Të heqin sytë nga panorama e përgjithshme.

Ne funksionojmë më mirë emocionalisht dhe kemi performancë më të mirë, kur shohim panoramën e madhe. Për njerëzit e suksesshëm, asnjë ngjarje e vetme nuk paraqet të gjithë historinë. Fituesit nuk e harrojnë këtë gjë – përditë.

  1. Neglizhojnë për të bërë kujdesin e duhur.

Sado e mirë që diçka duket nga jashtë, vetëm përmes një vështrimi të thellë e të zellshëm, por edhe të ndershëm, ne do të mundemi të gjejmë atë që me të vërtetë duhet të dimë: realitetin që i detyrohemi vetes sonë.

  1. Të mos pyesin pse janë aty ku janë.

Një nga dallimet më të mëdha mes njerëzve të suksesshëm dhe të tjerëve, është se në dashuri dhe në jetë, në marrëdhënie dhe në biznes, njerëzit e suksesshëm gjithmonë pyesin veten, cilën pjesë jam duke luajtur në këtë situatë? E thënë ndryshe, ata nuk e shohin veten vetëm si viktima, madje edhe kur janë të tilla.

  1. Të harrojnë se jeta e tyre e brendshme, përcakton suksesin e jashtëm.

Jeta e mirë ndonjëherë ka pak të bëjë me rrethanat e jashtme. Ne jemi të lumtur dhe të plotësuar kryesisht nga ata që jemi brenda. Kërkimet e vërtetojnë këtë. Dhe jeta jonë e brendshme, në masë të madhe kontribuon për krijimin e shumë prej rrethanave të jashtme. /bota.al

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*