Alibeaj: Shqipëria aktualisht është pa ligj antimafia

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, thotë se Shqipëria aktualisht është pa një ligj antimafia.

Alibeaj: Kur unë isha në rolin e ministrit të Drejtësisë, me asistencë të anglezëve, më pas pasardhësi im e miratoi, atë që u quajt ligji i antimafias, i cili u vlerësua edhe nga greku. Një njeri i cili ka pasuri të tilla, të cilat nuk i justifikon me të ardhurat e veta, vendoset në kryq nga prokuroria. Tani brenda vorbullës, së reformës për drejtësi, ky ligj është shfuqizuar. Nuk ka dal akoma. Por, ne jemi pa një ligj antimafia./I.M/OraNews

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*