Trajneri i Baselit çudit me deklaratën e tij për Taulant Xhakën

Skuadra e Baselit, ku luan dhe lojtari i Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka do të ndeshet sot me Mançester United, në ndeshjen e vlefshme për Champions League.

Xhaka nuk do të luajë sot për Baselin, pasi ai ka mbushur numrin e kartonëve.

Edhe trajneri i ekipit Raphael Wicky ka folur për mungesën e Xhakës. Trajneri dha një deklaratë të çuditshme për lojtarin, ku tha se ai nuk është i shqetësuar për mungesën e Taulantit.
Wickey tha se ai nuk është i shqetësuar, pasi skuadra ka lojtarë shumë të mirë, të cilët mund ta zëvendësojnë.

“Xhaka është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Ka bërë paraqitje të shkëlqyera në Kampionat, është një lojtar i shkëlqyer. Na vjen keq që do të mungojë sot. Por, nga ana tjetër nuk jam dhe aq i shqetësuar, pasi kemi lojtar shumë të mirë në ekip, të cilët mund ta zëvendësojnë”, përfundoi Wicky./D.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*