A ndihet mungesa e Metës në LSI? Ja si përgjigjet Kryemadhi!

E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është pyetur nëse ndihet mungesa e Ilir Metës në LSI, “Unë jo për vete nuk e ndjej. Duhet të pyesësh të tjerët. Padyshim që ndihet mungesa e tij. Për shembull mbledhjet e grupit janë shpesh të gjata. Ndihet, por njerëzit kanë krijuar idenë se në LSI nuk vihet për Ilir Metën, por për veten. Nga ana organizative unë mundohem të zëvendësoj Ilir Metën”- tha Monika Kryemadhi.
Ndërkohë pyetjes nëse këshillohet me presidentin dhe bashkëshortin e saj Ilir Meta për çështjet politike, kryetarja e LSI e mohoi.
“Unë nuk këshillohem me Ilir Metën për çështje politike. Kur rrimë bashkë ne kemi një kafe në lagje, ku bashkë me ne ka edhe gazetarë dhe politikanë të cilët nuk bëjnë politikë, ose i vetmi që bën politikë jam unë dhe të gjithë qeshin. Ne ulemi me të gjithë edhe me deputet e PS në kafe.”- tha ajo./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*