Dalin emrat/ Kush janë 4 kandidatët për kryeprokuror

Në kulmin e debatit për zgjedhjen e kryeprokurorit t ri dhe mbarimit të mandatit të Adriatik Llallës, dalin disa emra për kandidatë të mundshëm që mund ta pasojnë atë.

Katër prej tyre janë zbuluar mbrëmë në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku. Ata janë Henrik Ligori (Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda), Dritan Rreshka (Prokuror që ka drejtuar disa çështje të bujshme), Ferdinand Elezi, (kryeprokuror në Prokurorinë e Apelit në Durrës) dhe Anila Leka, Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme).

Por me gjithë këto propozime jo zyrtare, ende nuk është ngritur Këshilli i Lartë i Prokurorisë që duhet ta zgjedhë pasardhësin e tij. Ndodhur në këtë situatë kuvendi pritet të zgjedhë në fillim të dhjetorit kryeprokurorin e përkohshëm.  Gjithsesi deri më sot asnjë prej këtyre katër emrave nuk është zyrtarizuar si kandidat apo si të përzgjedhur për tu votuar në kuvend./L.P.

 

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*