Emri/ Ja 21-vjeҫari që shtypi për vdekje gruan në Tiranë!

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë , pranë Ministrisë së Jashtme ku një makinë ka përplasur për vdekje një grua e cila po kalonte rrugën.
Sipas policisë gruaja ende nuk është identifikuar, ndërsa shoferi ka qenë një djalë 21-vjeҫ i identifikuar si Agron Dedja.
“Me datë 24.11.2017, rreth orës 16:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në bulevardin ” Zhan Dark”  ka ndodhur një aksident:

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake rezulton se:

Në bulevardin ” Zhan Dark” , shtetasi Agron Dedja, 21 vjeç, duke drjetur mjetin,  ka aksidentuar një këmbësore, e cila po kalonte rrugën.

Shtetësja e paidentifikuar akoma ka nderruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vëndngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”,-njofton policia./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*