Ja si u festua Dita e Falënderimeve, në një familje shqiptare Nju Jork!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ditën e djeshme kanë festuar Ditën e Falënderimeve, e njohur si Thanksgiving. Një festë që simbolizon dashurinë, mirënjohjen dhe falënderimin për çdo te mire qe jeta te ka dhuruar.


Shqiptaro-amerikanët, gjithashtu kanë gëzuar dje neper shtëpitë e tyre pranë njerëzve të dashur me tryezën plotë ku sigurisht gjeli i deti,, ‘Turkey’ zinte mesin e tryezës, mbushur me pije e ushqime të shumëllojshme.
Familja Metaliaj, kishte hapur dyert për të afërmit dhe miqtë e tyre, ne një ditë të veçante si kjo. Një atmosferë e ngrohtë familjare, dhe aroma e gatimeve nga dora e mrekullueshme e zonjës së shtëpisë Lindita e cila me buzëqeshjen dhe mikpritjen karakteristike shqiptare, e cila kishte përgatitur një drekë për t’u mbajtur mend.


Vitin e kaluar dritare.net ishte në një tjetër familje shqiptare, atë Teodori, ku përcollëm atmosferën e kësaj feste të madhe që mezi pritet nga të gjithë e që vijon si një vigjilje e festave të fundit që sjellin vetëm dritë e paqe. Sa mirë do të ishte, sikur shqiptaret te kishin një dite kushtuar mirënjohjes, virtytit nga më të çmuarit për njeriun./ dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*