Kryemadhi: Pakti i 1 majit Rama-Meta, zhgënjimi im

E ftuar në “Studio e Hapur” kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka cilësuar si zhgënjim paktin e 1 majit mes kryetarit të PS Edi Rama, dhe kreut të LSI aso kohe Ilir Meta.
Kryemadhi thotë se nëse ajo do të ishte e pranishme në atë darkë apo në arritjet e marrëveshjes, situata sipas saj do të ishte ndryshe.
“Do ta përmendja zhgënjimin e 1 majit, darka e Metës me Ramës. Po të isha prezent nuk do ishte kjo situatë që është sot. Edhe sa i përket marrëveshje PS-LSI nuk kamë qenë absolutisht e përfshirë”, shprehet Kryemadhi.
Sakaq, ajo ka komentuar edhe bashkëshortin e saj Ilir Meta, në sjelljen e tij në politikë.
“Ilir meta është shtetar shumë i mirë. Sigurisht është edhe lider shumë i mirë. Por është për vendet skandinave, jo për këto vendet ku krimi është ulur këmbëkryq. Ai është tolerant, dhe ka besim. I beson njerëzit”, tha kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. / I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*