Limaj: Ja ҫfarë posti më ofruan që të largohesha nga Kosova!

I ftuar në emisionin “Zona e debatit” në “Klan Kosova” zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj ka folur në lidhje me pafajësinë e tij të dhënë nga gjykata ditën e sotme për “Rastin MTPT” në kohën kur ishte ministër i Transportit dhe Post-telekomunikacionit.
Limaj ka deklaruar se atij i ishte ofruar posti i ambasadorit në SHBA, vetëm e vetëm të largohet nga Ministria dhe të ikë nga Kosova.
“Por ikjen dhe fshehjen e bëjnë njerëzit e ligë. Unë nuk iki nga vendi im dhe nga punët e mia. Ndërkombëtarët kanë pasur oferta për mua. Kam pasur ofertë të jem ambasador në SHBA për të hequr dorë nga Ministria”- tha Fatmir Limaj./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*