Paralajmërimi i fortë i Hoxhës: Hej trimat e Besimit, bëni qejf edhe ca ditë

Pas lajmit në gazetën “Rilindaj Demokratike”, se Artan Hoxha po kërkohet nga Prokuroria, ka reaguar vetë gazetari. në një postim në Facebook, Hoxha ka thënë se prokurorër para se të bëjnë diçka, lajmërojnë qytetarin dixhital.

“Hej “trimat” e Besimit, që gjithnjë para se të bëni një veprim njoftoni qytetarin dixhital, bëni qejf edhe ca ditë” shkruan Hoxha referuar prokurorit Besim Hajdarmataj.

Postimi i plotë i Hoxhës:

Rastesisht mora vesh nga gazeta e PD-se, se po me kerkojne prokuroret e krimeve te renda te Besim Hajdarmates…dhe se kam ca si shume dite qe jam “zhdukur”?????….

Hej “trimat” e Besimit, qe gjithnje para se te beni nje veprim njoftoni qytetarin dixhital, beni qejf edhe ca dite sepse vertete jam shume larg dhe u kam lene rehat keto kohe….

Ne fakt po beni ate qe u kam thene publikisht qe me 17 tetor, hetimi niset nga poshte, nga provat, nga polici ne terren, shefi krimeve, shefi komisariatit, drejtori policise i qarkut, pastaj shkojme te Haki Cako, dhe sigurisht Tahiri dhe gjeniu i kanabizimit te vendit Edi Rama dora vete…

U thashe qe ashtu si e niset hetimin, me urdher politik, vetem sa e sabotuat ceshtjen dhe u dhate mundesine ketyre qe kane ikur se fundi te iknin te paret…

Me prisni, nga fillimi javes me keni aty, kete radhe vertet po vi nga Xhungla, po nga xhungla e vertete ku ka rregull, ku mbret eshte luani dhe jo hienat si ne ate pyllin tone shqiptar”, shkruan Hoxha./L.P./Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*