Sulmi terrorist në Egjipt, 235 viktima e qindra të plagosur

Një sulm me bomba dhe me armë ka tronditur Egjiptin ditën e sotme, gjatë faljes së namazit të xhumasë në një xhami në Gadishullin verior Sinai.
Sulmi i ndodhur atje ka shkaktuar të paktën 235 viktima dhe 100 të plagosur, dhe është një ndër sulmet më të rënda terrorist vitet e fundit.

Mësohet se në objektiv të sulmit makabër ishte xhamia al-Rawda në qytetin Bir al-Abed.

Autoritet atje janë shprehur se sulmuesit janë ofruar gjatë kohës që po falej namazi, dhe kanë filluar duke qëlluar mbi besimtarët, dhe kanë djegur edhe makinat e tyre, që ata të mos largoheshin.


Sulmuesit kanë sulmuar edhe ambulancat me breshëri plumbash, teksa po shkonin për të marrë të plagosurit.
Asnjë organizatë nuk e ka marrë sulmin përsipër dhe autorët mbeten ende të paqartë pasi në gadishullin Sinai të Egjiptit operojnë disa organizata terroriste , përfshirë një degë të shtetit islamik ISIS. / I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*